E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 40 minuta më parë
Bota

Bie numri i rasteve ditore me COVID në Itali, shtohen viktimat

Italia ka shënuar një rënie të rasteve të reja me koronavirus këtë të hënë në raport me një ditë më parë.

Autoritetet shëndetësore italianë kanë raportuar gjatë 24 orëve të fundit 17,012 të infektuar të rinj.

Ndërkohë, është rritur numri i vdekjeve. Këtë të hënë u regjistruan 141 humbje jete, 13 më shumë se dje. Në total, numri i viktimave ka arritur në 37.479.

Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhen 1284 pacientë, ndërsa të shëruar të rinj janë 2,423.

Aktualisht, numri i përgjithshëm i personave të shëruar që nga fillimi i pandemisë është 268.626.

Vazhdo të lexosh

Reklamë