E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Vendi

Bie numri i emigrantëve që hyjnë nga Greqia

Bie numri i refugjateve te cilet vijne nga vendet ne konflikt duke tentuar te kalojne kufirin nga Greqia drejt Shqiperise.

Javen e kaluar sipas burimeve te siguruara kufirin e kane kaluar mesatarisht jo me shume se 10 deri ne 12 refugjate, kryesisht shtetas kurde dhe afgane dhe me pak siriane.

Mengjesin e sotem bejne me dije te njejtat burime jane kapur nga FRONTEX dhe forcat e policise kufitare kater shtetas te huaj.

 

Reklamë

Ne dy javet e para te muajit shtator nga ana e Drejtorise Vendore te Policise Kufitare dhe Migracionit behet me dije se numri i refugjateve ka shkuar mesatarisht cdo 24 ore nga 20 deri 30, madje ka pasur raste kur ky numer ka shkuar deri ne 50 shtetas te huaj te ardhur nga vendet ne konflikt.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se pjesa me e madhe e tyre kane qene familje kurde dhe afgane, te cilet pasi jane intervistuar nga FRONTEX dhe Policia jone Kufitare jane derguar ne qendren e azilkerkuesve ne Babrru. Ndersa nje pjese tjeter pas te njejtave procedura jane rikthyer ne kampet e refugjateve ne Greqi.

 

E gjithe vija e gjelber kufitare mes Greqise dhe Shqiperise ruhet gjate 24 oreve nga 50 forca te FRONTEX dhe policise tone kufitare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë