Subscribe

Bie niveli i ujit ne zonat e përmbytura te kryeqytetit. Reduktimi i reshjeve ka ulur intensitetin e prurjeve ne Lane, ne lumin e Tiranës dhe ka normalizuar qarkullin ne rruge. Megjithatë, përmbytjet e se mërkurës, nuk kane kaluar pa pasoja. 30 familje rome qe jetonin ne breg te lumit kane mbetur pa strehe. Ne kushte emergjence janë strehuar ne palestrën e shkollës “Misto Mame”. Romet kërkojnë nje strehe te sigurt dhe jo me buze lumit. Strehimi i 80 romeve ne shkollën “Misto Mame” nuk e ka ndërprere mësimin. Lëvizjet e tyre monitorohen nga policia. Rënia e nivelit te ujit ne lumin e Tiranës, ka qetësuar përkohësisht edhe familjen Lleshi qe jeton afërsi te urës se Kamzës, nje nder me te prekurat nga përmbytjet, sa here bie shi. Familjaret e ardhur nga Mirdita tregojnë pamundësinë ekonomike për t’u larguar nga bregu i lumit dhe friken qe përjetojnë gjate gjithë dimrit. Nga përmbytjet e se mërkurës, dhjetëra romeve lumi u mori barakat dhe gjithçka kishin. Ndërsa familjet jo rome qe jetojnë ne buze lumit ne zonën e Babrroit, per fat te mire këtë here shpëtuan pa deme. Megjithatë, ditet ne vijim parashikohen me reshje te dendura, çka nuk përjashton mundësinë e ndonjë përmbytje tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *