E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bie nga malet e Vranishtit punonjësi i Antidrogës në Vlorë

Bie nga rreth 200 metra lartësia në malet e Vranishtit një punonjës i Antidrogës gjatë një operacioni në Vlorë.

 

Sipas informacioneve mësohet se efektivi po kontrollonte për kultivimin e hashashit në këtë zonë. Ndërkohë helikopterët e ushtrisë janë nisur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur nxjerren dhe transportimin e tij drejt spitalit.

 

Reklamë

Deri më tani nuk ka një njoftim mbi gjëndjen e tij shëndetësore, dhe identitetin.

 

Ndërsa ministria e Shendetësisë thotë se ekipi mjekësor ndodhet së bashku me helikopterin e ushtrisë në vendin e ngjarjes, por që ky i fundit e ka të vështirë uljen për shkak te terrenit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë