E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bie nga lartësia në Ndërmarrjen e Naftës, humb jetën 50 vjeçari

Një 50 vjeçar ka humbur jetë këë të hënë në Berat, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

 

Ngjarja ka ndodhur në Ndërrmarjen e Naftës Kuçovë, ku është rrëzuar nga një lartësi, punonjësi i kësaj ndërrmarje, shtetasi A.G, 50 vjeç, banues në Fier.

 

Viktima si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në Spitalin Rajonal Berat.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Vazhdo të lexosh