Një 71 vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Berat.

 

Policia bën me dije se e moshuara ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

 

Ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

 

Berat/Informacion paraprak

 

Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

 

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *