Politikë
Bie ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 edhe në Francë

Franca ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 80 viktima nga koronavirusi, duke raportuar kështu numrin më të ulët të rasteve ditore prej disa javësh. Për pasojë, numri total i jetëve të humbura në Francë ka shkuar në 26.310.
Këtë të shtunë janë regjistruar 579 raste të reja me koronavirusi, ndërsa gjithsej ka arritur shifrën 176.658 e të prekurve.
Reklamë
Franca renditet një ndër vendet më të goditura në Europë nga pandemia, me katër rajone që përbëjnë 75% të rasteve të shtruara në spital.
Ndërkohë, janë shëruar 56.038 persona dhe 2812 pacientë ndodhen në gjendje kritike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




