Gjatë 24 orëve të fundit, ka rënë ndjeshëm numri i hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Nëse një ditë më parë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 498 shtetas, në orët e fundit nga kjo pikë kufitare nuk janë futur më shumë se 210 shtetas dhe 89 mjete.

Hyrjet nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, në Qafthanë, kanë qenë të larta. Burime zyrtare nga kjo pikë kufitare thanë se nga vendi fqinj kanë hyrë 1.515 shtetas dhe kanë dalë 1.055 shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *