Subscribe

Propaganda e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut ne rrjetet sociale ka rënë me 45% në dy vitet e fundit. Ky është konkluzioni i një raporti të publikuar nga “Associated Press”, i cili bazohet ne të dhënat e trafikut të Twitterit. Kjo tregon se krahas sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar SHBA-ja dhe aleatët e saj i kanë intensifikuar postimet kundër propagandës se terroristeve, duke publikuar fotografi dhe deklarata që shfaqin vuajtjet dhe skllavërimin që përjetohet në vendet nën kontrollin e grupit ekstremist. Sipas të dhënave të siguruara nga “Associated Pres” për çdo postim pro Shtetit Islamik publikohen 6 mesazhe kundërshtare. Twitteri është një nga rrjetet sociale më të përdorura nga ana e ISIS për të përhapur idetë e saj radikale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *