Subscribe

Kjo është Flora Dallupi, nga Peqini. Ajo ashtu si shumë banorë të tjerë të zonës merret me rritjen dhe tregtimin e gjelave të detit.

 

Në këto ditë festash, Flora në mungesë të një pike treg-shitjeje, çdo ditë i nxjerr shpendët përgjatë aksit rrugor, që lidh Elbasanin me Peqinin me shpresën se dikush do ndalojë për t’i blerë.

 

“FLORA DALLUPI – FERMERE

Çdo vit me këtë punë merrem. Me këtë se s’kemi të ardhura të tjera. Traditën ta harrojmë, por do ushqehemi me këto. Na dëmton jashtë mase, nuk nxjerrim fitimet që kemi.”

 

Çmimi për kilogram i gjelit të detit varion nga 600 deri në 800 lekë. Por për Florën pavarësisht se çmimi ka pësuar ulje kërkesa në radhët e konsumatorëve ka rënë. Kjo për shkak edhe të situatës së shkaktuar nga pandemia.

 

“Deri më tani jemi zero. Komplet të gjithë si zonë. Gjeli me tepër ikën jashtë sesa ne vend. Këtë vit s’ka refugjatë se ata i blinin kryesisht. Nuk ka blerës. Vijnë pyesin e ikin.”

 

Të njëjtën problematikë pohojnë dhe tregtarët e gjelit të detit në Vlorë.

 

“S’kanë lekë njerëzit. Fukarallëk.”

 

Ndërkohë një pjesë e qytetarëve, të cilët dhe pse janë të detyruar t’i festojnë në shtëpi këto festa, thonë se nuk mund të shpenzojnë për shkak të ekonomisë së dobët.

 

“Çmimi është shumë i mirë. Shumë ulët krahasuar me vitet e kaluara.”

Por dhe pse gjeli i detit prej vitesh është kthyer në simbolin e tryezës së festave, këtë fundvit duket se në shumë familje do të mungojë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *