Subscribe

Për herë të parë këtë vit, maturantët që kanë aplikuar në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të zhvillojnë testimin e informatizuar pranë Qëndrës së Shërbimeve Arsimore nga data 10 deri më 20 gusht.

 

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i aplikantëve ka rënë me 40 %. Studentët aktualë i lexojnë shifrat si një pasojë e ligjit që iu mban peng diplomën dhe I’u heq mundësinë për tu specializuar në shtete të tjera.

 

ARBËRI SHEHU

 

STUDENT I MJEKËSISË

 

“Shumica e kuotave janë të pambuluara, që do të thotë se një specializant që ka mbaruar 6 vite bachelor do të bëjë një specializim tjetër 4 vjeçar ku nuk paguhet dhe kjo është disi e pamundur, jo vetem për studentët vetë por edhe familjarët që të paguajmë tarifa marramendëse, qera etj., ndërkohë që nuk paguhemi ndërsa do të punojmë të paktën 8 orë në ditë, si një mjek i punësuar.”

 

Sakaq, ministria e arsimit e konsideron ligjin në interesin e shumicës së popullsisë, ndërsa këtë vit është rritur edhe numri i kuotave në dispozicion duke shkuar në rreth 500 të tilla.

 

ZAMIRA GJINI

 

DREJTORESHË E PËRGJITHËSHME, POLITIKAT E ARSIMIT

 

“Kërkesat për programin “Mjekësi e Përgjithëshme janë të larta krahasuar me maturantët që mbarojnë arsimin e mesëm të lartë dhe nga shifrat që ne kemi në dispozicion, është e padiskutueshme që numri i kuotave të parashikuara do të plotesohet.”

 

Ndërsa mjekët shprehen se në thelb, sistemi shëndetësor ka nevojë të përmirësohet.

 

GENTIAN CACO

 

KIRURG VASKULAR

 

“Politikat që pengojnë zhvillimin në karrierë të mjekëve të rinj, politikat e shpërndarjes së sistemit shëndetësor nëpër Shqipëri, që ka mbetur njësoj si para 30 vjetësh ndërkohë që ka ndryshuar struktura e popullsisë dhe rrjedhimisht duhet te ndryshojë edhe struktura e spitaleve dhe qëndrave shëndetësore. Janë shumë probleme që duhet ti ngrejë urdhri i mjekut, specialistët e ministrisë, sindikata e mjekëve, vetë fakulteti.

 

Presidenti nuk e ka thënë ende fjalën e fundit nëse ligji për studentët e mjekësisë do të dekretohet apo jo. Ndërkohë, maturantët që do ti nënshtrohen konkursit, do të duhet që paraprakisht të firmosin një deklaratë ku pranojnë kushtet e vendosura nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *