E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Bie interesi për kultivimin e grurit/ Fermerët: Ka çmim të ulët

Bie interesi për kultivimin e grurit në juglindje të vendit. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e çmimit të ulët të kësaj kulture bujqësore.

 

Në kushte të tilla, fermerët kanë qenë të detyruar të kultivojnë kultura të tjera, të cilat kanë çmim të favorshëm.

 

Reklamë

Ky është Sadik Orani, fermer nga fshati Libonik i bashkisë së Maliqit.

 

Ai na tregon se për shkak të çmimit të ulët, fermerët e fushës së Maliqit, prej vitesh mbjellin më pak sipërfaqe me grurë.

 

Fermerët përballen edhe me interesin e pakët nga strukturat shtetërore për të krijuar rezerva gruri, për çdo situatë emergjente.

 

Edhe nga ana e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, pranohet fakti i uljes së sipërfaqeve të mbjella me grurë. Nëse në vitin 2011 në të gjithë qarkun e Korçës janë mbjellë 16 mijë hektarë, në vitin 2021 sipërfaqja nuk ka qenë më e madhe se 12 mijë hektarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë