E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bie Gjyqësori dhe Prokuroria, Ganaj: Fshehje masive e pasurisë dhe konflikte interesi

Gjysma e gjyqtareve dhe prokuroreve nuk do ta kalojnë Vetingun. Ky është konstatimi i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive i cili ka detyre ligjore verifikimin e një prej tre komponentëve te Vetingut; pasurinë. Gjate raportimit ne komisionin e ligjeve kryeinspektori Shkelqim Ganaj deklaroi se rezultatet e kontrollit te pasurisë janë shqetësuese.

 

Reklamë

Shkelqim Ganaj: “Rezulton që tek 50% e tyre të kenë problem qoftë në fshehje të pasurive qoftë në deklarime të rreme, qoftë për rastet e konfliktit të interesit.”

 

Reklamë

Sipas Ganaj numri me i madh i gjyqtareve qe nuk kalojnë Vetingun janë ne Gjykatën e Apelit.

 

“Duke parë që Gjykata Kushtetuese është tani jashtë funksionit, Gjykata e Lartë është me mangësi të mëdha, unë mendoj që vitin tjetër ne do të jemi edhe pa gjykatë apeli me këtë trend që të paktën duket në të dhënat e para”.

 

Janë 794 prokurore e gjyqtare qe i nënshtrohen Vetingut dhe për këtë arsye Inspektorati ka nisur hetime për me shume se 3 mije persona dhe janë rreth 1 milion e 200 mijë faqe dokumentacion qe janë ne funksion te kontrollit te pasurisë.

 

 

Më shumë video

Reklamë