Bie fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar në Qarkun e Korçës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga Greqia në drejtim të Shqipërisë në 24 orët e fundit kanë hyrë diçka më shumë se 1700 shtetas, po aq sa kanë hyrë edhe nga Maqedonia e Veriut në vendin tonë.

Nga ana tjetër Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetsor të Devollit dhe Pogradecit, janë shtuar personeli në dy pikat kryesore të kalimit Kufitar, në Kapshticë dhe Qafë Thanë, atje ku edhe lëvizjet janë më të shumta se dy pikat e tjera, të Goricës dhe Tushemishtit.

Të gjithë personat që hyjnë në vendin tonë i nënshtrohen kontrolleve nga grupet e vendosura në pikat e kalimit kufitar dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë të dyshuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *