E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Bie ashensori në Astir, disa persona të lënduar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen vonë të shtunën në Astir.

Ashensori i një pallati ku po leviznin pese persona është shkëputur. Fatmiresisht kavot nuk jane shkeputur te gjitha, gje e cila ka bere qe ashensori te bjere disa kate me poshte dhe jo ne grope, cka mund te kishte qene fatale .

Mesohen se dy gra jane plagosur ne kete ngjarje, njera prej te cilave ka demtime te renda.

Incidenti në ashensor ne mesnate, ka shkaktuar panik tek banoret e pallatit që dëgjuan zhurmën e madhe dhe lajmëruan policine dhe ambulancën. Kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes për të marrë të lënduar nga rënia e ashensorit.

Ende nuk dihet saktësisht se cfarë ka shkaktuar incidentin, a ka qënë apo jo i kolauduar ashensori, dhe nëse po a I janë bërë sherbimet sic duhet?

Përgjigje që kanë nevoje edhe për një ekspertize teknike, ndonëse ky fenomen rikthen edhe nje here shqetësimin mbi domosdoshmërinë e rregullimit me ligj të tregut të mirëmbajtjes se ambjenteve të përbashketa, mes tyre edhe të ashensoreve.

Më shumë video