E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bideni e quajti Putinin “bir k…”, reagon Kremlini: Po tenton të shitet si “kauboj hollivudian”

Presidenti i ShBA-së e quajti homologun e tij rus “bir ku*ve”.

Gjatë një ngjarje në San Francisko, presidenti Joe Biden përdori gjuhë të ashpër ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa diskutonte për efektet e ndryshimit të klimës.

Reklamë

I menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit, përmes zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov.

“A e ka përdorur zoti Putin një fjalë të vetme të rëndë për t’ju adresuar juve? Kjo s’ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë e poshtëron vetë Amerikën”.

Ai më pas e quajti atë një “përpjekje të dobët” për të tingëlluar si një “kauboj hollivudian”, dhe shtoi: “Ky është një turp për vetë vendin, e kam fjalën për Shtetet e Bashkuara”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë