Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur respektin e liderëve boterorë, përfshirë edhe të presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Deklarata vjen nga ish president amerikan, Donald Trump gjatë një tubimi në Nebraska. Ish kreu i shtëpisë së bardhë hodhi akuza të forta ndaj presidentit aktual, Joe Biden, duke kërkuar një testim për shëndetin e tij mendor.

 

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENT I SHBA-SË

 

“Ne kemi njerëz të paaftë që drejtojnë institucionet. Situata në Ukrainë është një shumë e rrezikshme, kjo mund të cojë në një luftë botërore. Performanca e Biden është një dështim të pakrahasueshëm. Administrata e tij dyshohet se ka bërë më shumë dëme në 16 muaj sesa pesë presidentët më të këqij në historinë e SHBA së bashku. Biden duhet të bëjë një test për shendetin e tij mendor dhe të nxjerrë publikisht rezultatet.”

 

Trump përsëriti se nëse do të kishte qënë ende ai në Shtëpinë e Bardhë, Putin nuk do e pushtonte asnjëherë Ukrainën.

 

Organizata e ish presidentit publikoi një video e cila përmbledh “gafat” e Biden si dhe pamjet e publikuara të presidentit , ku në fund të një fjalimi, ai kthehet për t’i dhënë dorën një personi “imagjinar”.

 

Biden qëndron me dorën në ajër dhe më pas largohet, duke shkaktuar shumë komente për sjelljen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *