Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga zyrtarë ukrainas për mbështetje ajrore, presidenti amerikan Joe Biden ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë.

 

Konfirmimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen një ditë pasi edhe Gjermania përjashtoi gjithashtu dërgimin e avionëve luftarakë. Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje për mbështetje për të marrë kontrollin e hapësirës së tyre ajrore në luftën e vazhdueshme me Rusinë.

 

F-16 konsiderohet si një nga avionët luftarakë më të besueshëm në botë dhe përdoren nga vende të tjera.

 

Biden ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur thirrjet e Ukrainës për avionët, duke u fokusuar në sigurimin e mbështetjes ushtarake në fusha të tjera.

 

SHBA-ja njoftoi javën e kaluar se do të furnizonte Kievin me 31 tanke Abrams, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kane premtuar po ashtu të njëjtën mbështetje. Vendet perëndimore, këtë muaj ranë dakord për t’i dërguar Ukrainës tanke moderne të standardit të NATO-s, një nga armët më të fuqishme në ushtritë e tyre.

 

Më herët Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca nuk e përjashton mundësinë edhe të dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, por sipas tij duhen përmbushur disa kushte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *