E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Biden puth Melonin në kokë, video bëhet virale

Joe Biden dhe Georgia Meloni u takuan në një atmosferë veçanërisht miqësore në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë.

Sipas agjencisë Ansa, presidenti amerikan e ka pritur në Zyrën Ovale kreyministren italiane me këngën “Georgia on my mind” nga Ray Charles, ndërsa pas largimit të saj i ka thënë mirupafshim duke e puthur në kokë.

Videoja tashmë është bërë virale në Twitter.

Në këtë takim, të dy udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë