Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, Ukraina ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët që të bëjnë gjithçka është e mundur për të ndaluar atë që Kievi e quan, një luftë në shkallë të plotë.

Ambasadori ukrainas, Sergey Kislitsa në një përballje me homologun rus, Vassily Nebenzia e sfidoi këtë të fundit që të thoshte se forcat e Moskës nuk po bombardonin qytetet e Ukrainës.

 

SERGEY KISLITSA

AMBASADOR I UKRAINES, OKB

 

“Presidenti juaj i shpalli luftë Ukrainës, prandaj dua t’ju kërkoj ta thoni në procesverbal se, pikërisht në këtë moment, trupat tuaja nuk bombardojnë qytetet e Ukrainës. Është shumë vonë të flasim për de-eskalim, shumë vonë. Nuk ka purgator për kriminelët e luftës Ambasador, ata shkojne direkt në ferr.”

 

Në përgjigje, ambasadori rus këmbënguli se Moska nuk ishte agresive kundër popullit ukrainas, por kundër juntës që është në pushtet në Kiev.

 

Ndërkohë, presidenti amerikan, Xho Bajdën reagoi menjëherë duke thënë se vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Uashingtoni dhe aleatët do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare dhe se bota do të kërkojë llogari nga Rusia.

 

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoni fuqishëm atë që e quajti sulm të pamatur dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

 

Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, po ashtu reaguan ashpër ndaj agresionit rus duke paralajmëruar të tjera sanksione edhe më të forta, kundër Moskës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *