Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

Biden premton shpërndarjen falas të maskave dhe testeve në shtëpi të COVID-it

14 Janar 17:57

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se po intensifikon luftën ndaj pandemisë, nëpërmjet shpërndarjes së maskave falas dhe një totali prej një miliard teste shtëpie, ndërsa po rritet niveli i infektimeve nga varianti Omicron.

 

Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, një organizatë aktiviste për barazinë shëndetësore thotë se shpërndarja brenda një vendi nuk do të ndalë këtë pandemi globale dhe se duhet ndihmuar edhe pjesa tjetër e botës.

 

Presidenti Joe Biden thotë se po i kundërpërgjigjet variantit shumë ngjitës Omicron duke shpërndarë në mbarë vendin mjetet e nevojshme. Të enjten, ai njoftoi se amerikanët do të marrin falas maska dhe 500 milionë teste shtëpie, të cilat do t’u shtohen 500 milionë testeve të njoftuara më parë.

 

Kjo do të thotë se pothuajse çdo person në Amerikë do të ketë tashmë tre teste falas. Ai shtoi se amerikanët me siguracion shëndetësor do të rimbursohen për tetë teste në muaj.

 

Por, Presidenti Biden vazhdoi t’u bëjë thirrje amerikanëve të marrin atë që doktorët e quajnë mjetin më të rëndësishëm kundër këtij virusi.

 

“Pra, më e rëndësishmja që mund të bëni është të vaksinoheni. Nëse nuk jeni vaksinuar, bashkojuni rreth 210 milionë amerikanëve që janë vaksinuar. Nëse jeni vaksinuar, bashkojuni gati 80 milionë amerikanëve që kanë marrë edhe dozën përforcuese, me mbrojtjen më të fortë të mundshme”, tha Presidenti Biden.

 

 

Vala e tanishme, e ushqyer nga varianti Omicron, ka shkaktuar një nivel rekord të shtrimeve në spital në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Varianti i ri u raportua fillimisht në Afrikën e Jugut, dhe një ndër shkencëtarët kryesorë i tha Zërit të Amerikës këtë muaj se nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i japin fund pandemisë, duhet të mendojnë përtej kufijve të tyre.

 

 

“Afrikanët duhet të marrin vaksinat dhe duhet të arrijnë një nivel të lartë vaksinimi si në çdo vend tjetër, pasi mund të infektohemi si të gjithë të tjerët. Mund të sëmuremi rëndë si të gjithë të tjerët. Dhe mund të vdesim nga COVID-19 si gjithë të tjerët. Pra duhet t’i marrim vaksinat dhe t’i bëjmë të disponueshme”, thotë Dr. Salim Abdool Karim, ish-kreu i grupit të punës për COVID-in në Afrikën e Jugut.

 

Aktivistët e politikave të shëndetësisë vënë në dukje se virusi shfrytëzon të pavaksinuarit për inkubim dhe për të krijuar variante të reja të rrezikshme.

 

“Nëse menaxhohet në Shtetet e Bashkuara dhe lihet i pamenaxhuar në gjysmën e planetit, atëherë do të kemi më shumë variante. Dhe çdo herë që ky virus dublikon vetveten, ekziston rreziku që mund të jetë më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës”, thotë Tom Hart, nga Fushata ONE, një organizatë aktiviste për politikat e shëndetësisë.

 

Ndërsa mbi një në çdo katër teste për COVID-in del pozitiv në Shtetet e Bashkuara, administrata e Presidentit Biden po përballet tashmë me kritika për ngadalësinë e kundërpërgjigjes ndaj valës së virusit. Shtëpia e Bardhë thotë se ka bërë përpjekje të mëdha dhe ka arritur progres të madh në përballimin e virusit.

 

“Po punojmë që të zbatojmë arritjet e gjashtë muajve të fundit. Nëse ju kujtohet, kur mori detyrën presidenti, nuk kishte asnjë, ose vetëm një opsion të miratuar për ta bërë testin në shtëpi. Tashmë në treg ka nëntë”, tha zonja Psaki.

 

Administrata e Presidentit Biden është zotuar t’u dhurojë vendeve të botës 1 miliard doza vaksinash këtë vit, dhe Presidenti Biden u ka bërë thirrje vendeve të pasura të rrisin numrin e vaksinave që dhurojnë.

 

Mjekët bien dakort se mënyra e vetme për t’iu përgjigjur pyetjes “Kur do të marrë fund?”, është që të gjithë njerëzit, kudo që ndodhen, të kenë marrë mbrojtjen e duhur./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Biden Falas Maska teste COVID

Nga e njëjta kategori

Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja në Maliq ndërron jetë në banesë, gjendet pas disa ditësh nga vajza

më shumë...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

më shumë...

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos

më shumë...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër për bisedime teknike, reagon JD Vance

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Disa protestues, natën në shesh, bëjnë thirrje...

8:30

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 37...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Qershor...

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.