Gjendja shëndetësore e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke u përmirësuar, pas infektimit me koronavirus, ka thënë mjeku i tij më 22 korrik, teksa presidenti është izoluar në Shtëpi të Bardhë, një ditë pasi ka rezultuar pozitiv në këtë virus.

Në një letër të lëshuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, është thënë se Biden ka pasur pak temperaturë në orët e vona të 21 korrikut, mirëpo në mëngjesin e 22 korrikut, ajo është ulur, pas marrjes së ilaçeve.

Sipas mjekut, frymëmarrja e Bidenit është normale.

Simptomat e Bidenit vazhdojnë të jenë të ngjashme – rrjedhje hunde, lodhje dhe koll i lehtë, është thënë në letër.

Në të është përmendur sërish se Biden është duke u trajtuar me Paxlovid

iden, 79-vjeçar, është konsideruar me rrezik të lartë për shkak të moshës që ka.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë më 21 korrik është thënë se ai është “i vaksinuar dhe ka dy doza përforcuese”.

Në një video që ka publikuar në Twitter më 21 korrik, ai ka thënë se po kryen “shumë punë” dhe ka falënderuar mbështetësit për kujdesin.

Ende nuk është e qartë ku është infektuar Biden.

Ai së fundi ka qenë për vizitë në Izrael dhe Arabinë Saudite.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se po vazhdon të gjurmojë kontaktet.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Nënvarianti Omicron i koronavirusit – BA.5 – përhapet tejet lehtë dhe së fundi është duke nxitur një valë të re të infektimeve në Shtetet e Bashkuara., ilaç kundër koronavirusit, i kompanisë Pfizer./R.E.L

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *