Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do e ketë të lehtë të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë.

 

Deklaratën e ka bërë kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, i cili ka bërë të ditur se Uashingtoni do të marrë masa të rrepta për të parandaluar agresionin rus.

 

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-së

 

“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë Putin që të avancojë me veprimet agresive që njerëzit po shqetësohen”

 

Presidenti Biden i bëri këto komente në një moment ku situata paraqitet kaotike pas rritjes se pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.

 

Sipas mediave ruse, presidenti Biden pritet te zhvillojë një bisedë me homologun e Putin për tensionet e krijuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *