Rezoluta e iniciuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Shqipëria, kundër aneksimeve të paligjshme të Rusisë të territoreve ukrainase e votuar pro nga 143 vende, është përshëndetur nga Presidenti Joe Biden.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI AMERIKAN

 

Bota sapo ka treguar se është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë për ta bërë Rusinë përgjegjëse për shkeljet e saj. Së bashku me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ne nuk do të tolerojmë përpjekjet e paligjshme për aneksimin e tokës së një fqinji me forcë. Ukraina ka të drejta të njëjta si çdo vend tjetër sovran.

 

Biden tha se Rusia po shkatërron vetë themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duke sulmuar parimet thelbësore të Kartës së OKB-së.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI AMERIKAN

 

Aksionet e këtij konflikti janë të qarta për të gjithë dhe bota ka dërguar një mesazh të qartë. Rusia nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta. Ne do të mbrojmë ligjin ndërkombëtar, Kartën e OKB-së dhe të drejtat dhe mbrojtjet që ajo i ofron Ukrainës dhe popullit të saj dhe çdo shteti apo populli kudo në botë.

 

Reagim ka pasur edhe nga Rusia. Ambasadori i Moskës në OKB, tha se kjo rezolutë do të minojë çdo përpjekje për zgjidhjen e konfliktit.

 

VASYL NEBENZYA

AMBASADORI I RUSISË NË OKB

 

Asambleja e Përgjithshme paraqiti një dokument të politizuar dhe haptazi provokues, i cili injoron faktet dhe përmban një akuzë konfrontuese që mund të minojë çdo përpjekje për një zgjidhjeje diplomatike të krizës në Ukrainë. Dokumenti është e mbushur me standarde të shëmtuara të dyfishta të imponuara nga Perëndimi.

 

Sipas tij fakti që rezoluta nuk njeh referendumet e katër rajoneve është tregues i standarteve të dyfishta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *