Shtetet e Bashkuara nuk do ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat do të mund të arrinin në territorin e Rusisë, tha presidenti Joe Biden.

 

Mediat raportuan javën e kaluar se administrata Biden po shqyrtonte mundësinë për të dërguar sisteme të tilla, të cilat i kishin kërkuar zyrtarët qeveritarë ukrainas, me qëllim që të luftojnë kundër Rusisë.

 

“Ne nuk do të dërgojmë në Ukrainë sisteme raketash që mund të godasin në Rusi”, tha Biden për gazetarët më 30 maj.

 

Dy sisteme – Sistemi i shumëfishtë i raketahedhësve (MLRS) dhe Sistemi i raketa të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) – kishin qenë duke u shqyrtuar, raportuan më 28 maj CNN dhe Washington Post.

 

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se vendimi i Uashingtonit për të mos dërguar këto sisteme raketash në Ukrainë, ishte vendim “racional”.

 

Sistemi MLRS mund të lëshojë breshëri raketash qindra metra larg. Qeveria ukrainase i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i ofrojë armë me rreze të gjatë veprimi, në mënyrë që të mposhtë Rusinë, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *