E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Biden në një takim me Princin saudit të Kurorës, shkel ‘betimin’ e fushatës

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite në muajin korrik, ku pritet të zhvillojë një takim ballë për ballë me sundimtarin de fakto të mbretërisë, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, duke shkelur kështu premtimin e tij të fushatës presidenciale.

 

Reklamë

Princi i Kurorës shkaktoi pakënaqësi ndaj Uashingtonit gati katër vjet më parë, duke urdhëruar, sipas shërbimeve të sekrete amerikane, vrasjen e një gazetari disident dhe banor të Virxhinias.

 

Reklamë

Vizita e planifikuar e Biden në Jeddah përfaqëson një ndryshim pas premtimit të tij në fushatën presidenciale të vitit 2020, se do ta shpallte princin e kurorës “persona non grata” për shkak të urdhërimit të vrasjes së kolumnistit të “Washington Post” në vitin 2018, Jamal Khashoggi në një konsullatë saudite në Turqi.

 

Vizita e parë e Biden në Lindjen e Mesme si president do të zhvillohet më 13-16 korrik me ndalesa në Izrael dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe në fund në Arabinë Saudite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë