E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Biden në Londër për Samitin e G7/ Liderët e botës diskutojnë pasojat e pandemisë

Presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar si president, duke iu bashkuar samitit e 7 vendeve më të pasura në botë, në londër.

Gjatë takimeve në këtë samitin e G7 biden synon të theksojë përkushtimin e Uashingtonit për bashkëpunim me aleatët evropianë. Kete të enjte kreu i shtëpisë së bardhë do të takohet me  kryeministrin britanik Boris Johnson për të ritheksuar lidhjet speciale mesdy vendeve.

 

Mosmarrëveshja midis britanës e madhe dhe bashkimit evropian mbi kontrollet rregullatore të mallrave në Irlandën e Veriut , është një ndër ceshtjet kyce që pritet të diskutojnë dy udheheqësit.

Reklamë

 

Liderët e tjerë të G7-ës do të arrijnë në Britani të premten dhe takimet do të zhvillohen përgjatë fundjavës. Ky është takimi i parë i udhëheqësve botërorë në njw samit, që nga fillimi i pandemisë.

Ky grup përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe si dhe Shtetet e Bashkuara.

Ceshtjet e diskutimit do të jenë rimëkëmbja ekonomike  nga pandemia e koronavirusit, dhe një sistem më i fuqishëm global që mund t’i mbrojë të gjithë nga pandemitë tjera në të ardhmen.

 

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara pritete  të dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer  kundër koronavirusit, në gati 100 shtete në dy vjetët e ardhshme..

Vazhdo të lexosh

Reklamë