“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.”

Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp ku komentoi luften ne Ukraine. 

“A ju kujtohet kur thashë se Putini ishte i sigurt se NATO do të shembet? Dhe ne mbetëm të bashkuar, 40 kombe. Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur botën për të rezistuar me Ukrainën”, përsëriti presidenti amerikan. 

Gjate kesaj te enjteje edhe Sekretari i NATO-s, Stoltenberg tha se dera e ALEANCE-S, “mbetet e hapur”, edhe nëse koha nuk është e qartë sepse “ne nuk e dimë se kur do të përfundojë lufta”.

 

Jens Stoltenberg theksoi gjithashtu rëndësinë e mundësisë së Ukrainës që të ketë ndërveprueshmëri me forcat e NATO-s për kohën kur mund të bashkohet me Aleancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *