Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kërkon aprovimin e senatit për të miratuar projektligjin që do të zgjeronte kompetencat e qeverisë federale në zgjedhje.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë së bashku me  nënpresidenten  Kamala Harris, vizituan shtetin jugor Xhorxhia, ku prezantuan  projektet ligjore  të paraqitura nga demokratet që, sipas tyre, do të  garantojnë zgjedhje të drejta.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-SË

 “Ditët në vijim, kur këto projektligje të hidhen për votim, do të shënojnë një pikë kthese në këtë vend. A do të zgjedhim demokracinë mbi autokracinë, dritën mbi hijen, drejtësinë mbi padrejtësinë? Unë e di qendrimin tim. Unë nuk do të zmbrapsem. Do të mbroj të drejtën tuaj për të votuar dhe demokracinë tonë kundër të gjithë armiqve, të huaj apo të brendshëm. Lind pyetja se çfarë qëndrimi do të mbajë Senati i Shteteve të Bashkuara?”

 

Republikanët në Kongres e kanë kundërshtuar propozimin e Biden duke nënvizuar se secili nga shtetet amerikane duhet të vazhdojë të vendosë rregullat e veta, duke përfshirë orarin si dhe  afatin kohor të votimit.

 

Për të miruatuar ligjin duhet sigurohen  61 vota. Republikanët kanë 50 vende në Senatin me 100 anëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *