Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump akuzoi kandidatin për president, Joe Biden se planifikon të bllokojë për vite të tëra vendin. Me anë të një postimi në “Facebook”, Trump siguroi se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Sipas tij, vendi nuk do të përjetojë një bllokim të dytë.

 

“Biden dëshiron të bllokojë vendin tonë, ndoshta për vite me radhë. Çmenduri! Nuk do të ketë bllokime. Rikthimi i madh amerikan është rrugës!!!”

 

Trump dhe Biden janë përplasur vazhdimisht me njëri-tjetrin gjatë fushatës për pandeminë dhe menaxhimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *