Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se terroristët nuk do të mund ta pengojnë misionin e evakuimit të amerikanëve nga Afganistani, ndërsa premtoi se përgjegjësit e shpërthimeve katastrofike të se enjtes, do të japin llogari.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

“Për ata që kryen këtë sulm, si dhe për këdo tjetër që e dëshiron Amerikën të dëmtuar: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju ndjekim dhe do t’ju detyrojmë të paguani. Ne nuk do të pengohemi nga terroristët. Ne nuk do të ndalojmë misionin. Ne do të vazhdojmë evakuimin.”

 

Sulmet vetëvrasëse me bombë që tronditën aeroportin e Kabulit, shkaktuan të paktën 110 viktima, mes tyre 13 trupa amerikane. Më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa incidenti ka shtuar kaosin në aeroport disa ditë para datës 31 gusht kur duhet të përfundojë tërheqja e plotë e trupave të huaja nga Afganistani.

 

Para se të ndodhnin sulmet, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore i paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit të Kabulit, për shkak të kërcënimeve për një sulm terrorist.

 

Qëkur talebanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë evakuuar më shumë se 88,000 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *