E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Biden: Jam i shqetësuar për të ardhmen e ndihmës për Ukrainën

FILE PHOTO: U.S. President Joe Biden delivers remarks on healthcare coverage and the economy, at the White House in Washington, U.S. July 7, 2023. REUTERS/Jonathan Ernst/File Photo

Çrregullimi brenda radhëve të republikanëve në Capitol Hill po i shkakton Presidentit Joe Biden shqetësim ndërsa ai punon për të siguruar fonde të reja për Ukrainën, diçka për të cilën ai tha se do të mbajë një fjalim të madh së shpejti, raporton CNN.

 

“Kjo më shqetëson, por unë e di se ka një shumicë anëtarësh të Dhomës dhe Senatit në të dyja partitë që kanë thënë se mbështesin financimin e Ukrainës.”

 

Komenti i Biden vjen ndërsa republikanët kërkojnë një kryetar të ri të Dhomës së Përfaqësuesve. Kandidatët kryesorë për këtë detyrë kanë shprehur qëndrime të ndryshme për Ukrainën.  Biden argumentoi se mbetet në interesin e amerikanëve që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe tha se ai do të mbajë një fjalim duke e shprehur këtë pikë. Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë më shumë detaje mbi fjalimin e planifikuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë