Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi se qeveria e tij po punon për të bindur Izraelin të ulë praninë e sulmeve në Gaza.

Deklarata e tij erdhi në përgjigje të një proteste kundër luftës në Gaza. Disa protestues që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza, teksa ndërprenë fjalimin e Biden në një kishë historike afrikano-amerikane në Charleston, në jug të SHBA-së.

“Unë e kuptoj pasionin e tyre,” tha Biden, duke iu referuar protestuesve teksa njerëz të sigurisë shoqëruan disa prej tyre jashtë kishës. “Unë kam punuar në heshtje dhe po punoj në heshtje me qeverinë izraelite për t’i bërë ata të reduktojnë ndjeshëm praninë e tyre dhe të largohen nga Gaza,” shtoi Biden.

Ndërkohë protestuesit brohoritën kundër kësaj deklarate.

“Nëse vërtet ju interesojnë jetët e humbura këtu, atëherë duhet të bëni thirrje për një armëpushim në Palestinë”, bërtiti një protestues.

Presidenti amerikan, një mbështetës i Izraelit, deri më tani ka refuzuar të bëjë thirrje për një armëpushim në Gaza, duke besuar se nga kjo do të përfitonte kryesisht nga Hamasi. Administrata amerikane megjithatë po përpiqet të arrijë një de-përshkallëzim në Gaza dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit në Liban.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin, lëvizjen islamike që kontrollon Rripin e Gazës, pas sulmit të tij të paprecedentë në tokën izraelite më 7 tetor, duke vrarë 1,140 njerëz, kryesisht civilë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *