Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka paralajmeëuar se do i bëjë presion presidentit rus Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një fjalimi, tha se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj sjelljes se udhëheqësit rus.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-SË

“Unë do të takohem me Presidentin Putin brenda dy javësh në Gjenevë dhe do t’ia bëj të qartë se ne nuk do të tolerojmë shkeljen e këtyre të drejtave nga ai. Nuk do qëndrojmë të heshtur mbi abuzimin e ketyre shkeljeve.”

 

Takimi i parë midis Biden dhe Putin do të zhvillohet në Gjenevë në 16 qershor, ku dy udhëheqësit planifikojnë të diskutojnë një sërë çështjesh.

 

Pavarësisht nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes vendeve për çështje si Ukraina dhe ndërhyrjet në zgjedhje, Biden shpreson të përmirësojë komunikim në mënyrë që të shmangte “surprizat” e panevojshme. Administrata e Biden shënjestroi Rusinë me sanksione gjithëpërfshirëse dhe dëbime diplomatike, për shkeljet e renda të të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *