Biden: Falë shkencës, virusi nuk kontrollon më jetën tonë
5 Korrik 08:58
Amerikanët festuan ditëlindjen e 245-të të vendit të dielën, një vit pasi pandemia detyroi anulimin e pothuajse të gjitha festimeve.
Presidenti Joe Biden tha se populli amerikan ishte “më afër se kurrë” për të deklaruar “pavarësinë” nga koronavirusi. Presidenti i bëri komentet ndërsa priti më shumë se 1000 të ftuar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë punonjës sektoresh kritikë dhe familje të ushtarëve amerikanë.