Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa...

Lituania shpreh gatishmërinë që të presë 5000 trupat amerikane...

Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit, Malaj:...

Sejko: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar, inflacioni...

Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë...

“E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin...

Memorandumi amerikan për paqe, Irani: Është më shumë një...

Mbape kundër kritikëve: Fjalët janë thënë pa pasqyruar realitetin...

Presidenti Begaj takon Michael Granoff, fokus te projektet për...

Trump: Ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje me...

Biden: Do të flasë me Xi për balonën kineze

16 Shkurt 22:39

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se pret që të flasë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, lidhur me atë që Uashingtoni thotë se ishte balonë kineze e spiunazhit që avionët amerikanë e rrëzuan më herët gjatë këtij muaji teksa po kalonte mbi SHBA.

 

“Nuk jemi pranë një lufte të re të ftohtë”, tha Biden më 16 shkurt.

 

Biden, që foli për balonat kineze dhe tri objekte të paidentifikuara fluturuese që janë rrëzuar nga avionët amerikanë, nuk tha se kur do të bisedojë me presidentin Xi, por ai tha se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë angazhimin diplomatik me Kinën për këtë çështje.

 

“Pres të flas me presidentin Xi, dhe shpresoj se do t’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund. Por, unë nuk kërkoj falje për rrëzimin e balonës”, tha Biden kur foli lidhur me kundërshtitë e shprehura nga Pekini.

 

Kina ka thënë se balona prej 60 metrash po monitoronte kushtet e motit, por Uashingtoni ka argumentuar se balona po vëzhgonte dhe në të kishte edhe pajisje elektronike.

 

Biden, që ka bërë vetëm disa komente publike lidhur me objektet fluturuese që u detektuan, duke nisur nga balona kineze, theu heshtjen pasi ligjvënësit kërkuan më shumë informacione lidhur me incidentin që ka shqetësuar shumë amerikanë.

 

Ai tha se komuniteti amerikan i inteligjencës ende po tenton që të kuptojë më shumë lidhur me tri objektet e tjera fluturuese të paidentifikuara. Njëra prej tyre u rrëzua mbi Alaskë, tjetra mbi Kanada dhe objekti i tretë u rrëzua mbi Liqenin Huron.

 

“Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ishin këto tri objekte, por deri më tani nuk është sugjeruar se ato ishin të lidhura me programin e spiunimit kinez përmes balonave, apo se ishin makina vëzhguese nga ndonjë shtet tjetër”, tha ai.

 

Biden tha se objektet ka të ngjarë që janë detektuar për faktin se është rritur vëzhgimi i radarëve në përgjigje të incidentit me balonën kineze. Ai tha se ekipi i tij po punon për parametrat e rinj apo se kur duhet të lëshohen raketa drejt objekteve të tilla.

 

Komuniteti amerikan i inteligjencës beson se tri objektet ishin “me shumë gjasa balona të lidhura me kompani private, të rekreacionit apo instituteve kërkimore”, tha Biden./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
balona kineze Biden Xi jiping

Nga e njëjta kategori

Lituania shpreh gatishmërinë që të presë 5000 trupat amerikane që largohen nga Gjermania!

më shumë...

Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit, Malaj: Pagesa më të shpejta dhe shlyerje brenda 5 viteve

më shumë...

“E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

më shumë...

Memorandumi amerikan për paqe, Irani: Është më shumë një listë dëshirash sesa realitet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:32

U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës,...

7:28

Lituania shpreh gatishmërinë që të presë 5000...

7:04

Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish-të...

6:53

Sejko: Norma bazë e interesit mbetet e...

6:43

Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari...

6:43

“E quante veten bisha e rrugës”, banori:...

6:40

Memorandumi amerikan për paqe, Irani: Është më...

6:35

Mbape kundër kritikëve: Fjalët janë thënë pa...

6:27

Presidenti Begaj takon Michael Granoff, fokus te...

6:18

Trump: Ekziston mundësia për arritjen e një...

6:16

Furnizonte Venecian me drogë, arrestohet në Tiranë...

6:16

Zelensky akuzon sërish Rusinë për shkelje të...

5:56

Çfarë mbijetoi nga sulmet e SHBA dhe...

5:48

Zgjedhjet e nesërme lokale në Britaninë e...

5:23

Dy të miturit humbën jetën teksa luanin...

5:11

Aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” drejt Detit...

5:02

Kancelari Merz: Marrëdhënia ime me Trump nuk...

4:57

Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm...

4:55

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:43

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Ted Turner,...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren në...
  • Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më çu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.