Subscribe

Numri dy i shtetit amerikan, Joe Biden dha nga Kosova mesazhin, se dy marrëveshje te rëndësishme per vendin, ajo e demarkacionit me Malin e Zi dhe per themelimin e bashkësisë se komunave serbe, duhet te realizohen. Ne nje konference te përbashkët per shtyp me presidentin Hashim Thaçi, Biden kujtoi se këto dy çështje jane thelbësore per integrimin e Kosovës ne familjen evropiane.

Me presidentin dhe kryeministrin folëm per hapat e rëndësishëm te Kosovës. SHBA do ta ndihmojnë atë drejt progresit, por kjo kërkon bashkëpunim dhe negociata paqësore me fqinjët dhe armiqtë e dikurshëm. Thaçi e Mustafa treguan angazhim per vazhdimin e dialogut te per normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, përfshire edhe demarkacionin. Dialogu duhet te ece përpara dhe per themelimin e bashkësisë se komunave serbe. Kjo do te jete e vështire, por është e domosdoshme. Keni përgjegjësinë t’u përmbaheni zotimeve te Brukselit dhe te ecni përpara me marrëveshjet e arritura, qe janë thelbësore për integrimin e Kosovës dhe Serbisë ne Europe, pa to nuk arrihet asgjë.

Presidenti Thaçi e siguroi Biden se çështja e përcaktimit te vijës kufitare me Malin e Zi, do te mbyllet shume shpejt. Zv/presidenti amerikan theksoi edhe rendesine qe ka lufta kundër krimit e korrupsionit, per zhvillimin e Kosovës dhe thithjen e investimeve. Gjate qëndrimit ne Kosove, Bajden pati një takim edhe me kryeministrin Mustafa, qe u fokusuar ne dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *