Një ditë pas takimit “kokë më kokë” në Gjenevë, dy liderët e SHBA-së dhe Rusisë, Joe Biden e Vladimir Putin kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

 

Teksa shprehin angazhimin e tyre për të ulur tensionet, Biden dhe Putin kanë rënë dakord se diçka e tillë është e domosdoshme që të shmanget kërcënimi i një lufte bërthamore. Për të arritur diçka të tillë, së shpejti paralajmërohet nisja e një dialogu për kontrollin e armëve.

 

“Ne, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden vërejmë se Rusia dhe SHBA-të kanë demostruar se edhe në kohë tensioni janë në gjendje të arrijnë progres në realizimin e qëllimeve të përbashkëta, lidhur me sigurimin e parashikueshmërisë në sferën strategjike, me uljen e rrezikut të konflikteve të armatosura dhe kërcënimit të një lufte bërthamore. Zgjatja së fundmi e Traktatit START është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj kontrollit të armëve bërthamore. Sot ne konfirmojmë angazhimin tonë ndaj parimit, sipas të cilit në një luftë bërthamore nuk mund të ketë fitues, ndaj ajo nuk duhet të shpërthejë kurrë. Për arritjen e këtyre qëllimeve Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së shpejti do të fillojnë një dialog gjithëpërfshirës dypalësh mbi stabilitetin strategjik, i cili do të jetë me përmbajtje konkrete dhe energjik. Përmes këtij dialogu ne synojmë të hedhim bazat e ardhshme për kontrollin e armëve dhe masat e uljes së rrezikut”, njoftoi ambasada e Rusisë në “Facebook”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *