Një biçikletë që dikur i përkiste Princeshës Diana, do të dalë në ankand këtë muaj.

Biçikleta ngjyrë blu, me të cilën Diana udhëtonte shpesh rreth Londrës përpara martesës së saj me Princin Charles në vitin 1981, pritet të kapë vlerën 20 mijë £.

Ekspertët besojnë se biçikleta është një pjesë e relikeve mbretërore simbolike të rinisë së Dianss.

Asokohe, mediat e quanin “biçikleta e turpit”. Stafi e këshillonte Dianan që të ndalonte udhëtimin me të, duke e cilësuar një mënyrë të papërshtatshme transporti për një princeshë.

Diana ia shiti biçikletën babait të një shoku në vitin 1981, një blerës i cili përfundoi duke e mbajtur të mbyllur në garazhin e tij për 27 vjet, përpara se ta shiste në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *