Subscribe

Prezantimin e drejtues së re të kadastrës, kryeministri Edi Rama e bëri në prezencë të Artan Lames që për 9 vite drejtoi një nga agjencitë më të rëndësishme, atë të  rregjistrimit të pronave. Artan Lame u zëvendësua nga Dallëndyshe Bici, që deri dje mbante detyrën e Inspektores Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit.

 

DALLENDYSHE BICI

 

DREJTORE E KADASTRES

 

Shpresoj që të kemi hapa të rinj të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra, apo atë më kryesoren, digjitalizimin.

 

Largimin nga Kadastra, Aratan Lame e quajti një dhuratë për ditëlindje dhe për pasardhësen uroi që të mos ketë lirinë që Edi Rama i la atij në vendimarrje.

 

ARTAN LAME

 

ISH DREJTOR I KADASTRES

 

Jetë e mot ka qenë si purtekë në erë o frynte nga frynte paraja o frynte nga frynte politika. Kam qenë i lire në këtë pikepamje. Drejtori i duhet me patjetër ta ndjejë këtë sy të kryeministrit mbi vete dhe jo vetëm ai po veçanërisht stafet. Çdo punonjës i juaji duhet të ndjejë frymën e drejtorit mbi vete dhe duhet të ndjeje syrin e kryeministrit dhe kjo do ta ndihmone që ku të shtypi çdo tass në kompjuter, ta dredhi mire gishtin sepse e di se çfarë e gjen nga mbrapa.

 

Vetë Edi Rama nuk artikuloi asnjë arsye për largimin e Artan Lames edhe pse e përgëzoi për arritjet në drejtimin e Kadastrës.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Duhen mbyllur komplet sportelet, por duhet ndryshuar komplet fryma e organizimit dhe duhen eleiminuar menjëherë të gjitha zonat ndarëse. Nuk duhet të funksionojë më me zona, nuk duhet të funksionojë më me çifligje dhe sfera influence.

 

Për të luftuar korrupsionin në çështjet e pronësisë, Edi Rama tha se zgjidhja është ngritja e një task-force.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Drejtorja e re të merret drejtpërdrejt me një task-frocë të brendshme. Të merren masa shumë serioze me bishtat e pisllëkut dhe korrupsionit që janë të kudondodhur në kadastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *