E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 50 minuta më parë
Politikë

Biberaj zbulon se kush e fiton garën në PD

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj zbuloi kandidatin që sipas tij, fiton garën në PD.

 

Ai deklaroi se fitorja e padiskutueshme i takon Lulzim Bashës sepse në PD nuk ka garë.

 

“Po të kishte garë të vërtetë, do të kishte kandidatë potencialë. Të garosh me një kryetar partie që ka 8 vite që ka zgjedhur çdokënd, është mision i pamundur për mua. Çdo parti kur futet në fushatë, ka vetëm sinjale fitoreje. A duhej që të kishte më shumë votues? Patjetër! Mandati i kryetarit të PD-së për Lulzim Bashën është i padiskutueshëm. Kandidimi i Agron Shehajt nuk përbën asnjë surprizë për mua. Kur kandidon një kryetar që është në zyrë, nuk është kollaj për ta mposhtur. Mandati i zotit Basha, në këto kushte, është i padiskutueshëm”, tha Aleksandër Biberaj në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”

Vazhdo të lexosh

Reklamë