E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 9 minuta më parë
Showbiz

Beyoncé shkëlqen me fustanin e dizenjuar nga stilistët nga Kosova

Nuk është hera e parë që yjet e showbiz-it botëror zgjedhin t’i besojnë gardërobën e tyre stilistëve me origjinë shqiptare, kujtojmë se vetëm dy muaj më parë ylli i muzikës rap Cardi B u shfaq në një spot publicitar me një fustan të Valdrin Sahitit, por ditën e djeshme Beyoncé na magjepsi të gjithëve me një fustan që mban firmën e çiftit të njohur Kujta dhe Meri.

 

Këngëtarja e famshme u shfaq në krah të të shoqit, producentit Jay Z, me një fustan velvet të zi me detaje teminash të argjendta që krijonin forma lulesh, dhe që i theksonte bustin dhe belin. Diva e muzikës dukej thjesht mbresëlënëse në ditëlindjen e 50 të P. Diddy-t, ndërsa kishte zgjedhur të kompletonte look-un e saj me me dorashka të gjata velvet. Stilistët nga Kosovë publikuan një video gjatë punimit të fustanit duke treguar pak nga “prapaskenat” e punës së tyre.

 

Reklamë

“Ishte ora 4:00 e mëngjesit dhe Kujta&Meri po punonin me emocion për fustanin e mrekullueshëm të Beyonce-s. Ajo kishte shumë besim te ne dhe na la të lirë të krijonim më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe të krijoje diçka për një Diva”, -kanë shkruar ata përkrah videos./Living

 

https://www.instagram.com/p/B6Gt-dAFwQv/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë