Beyonce dhe Jay Z kanë nisur tashmë turin e tyre të titulluar “OTR II”. Pas një periudhe pauze të ciftit, duket se familja Carter ka “shpërthyer” duke I vënë flakën instagramit. Fansat u habitën jo vetëm me publikimin e fotove të binjakëvë, Rumi dhe Sir 11 muajsh por edhe me disa foto nga dasma e dytë.

 

Menduat se cdo gjë mbaroi këtu?! Epo në fakt jo… Në disa foto të publikuara në instagram, cifti është shfaqur në shtrat të dy lakuriq në momënte intime.

 

Por, ajo që ka nxitur irritimin e fansave ka qënë një foto e Beyonce e shfaqur nudo në plazh, teksa shihet që heq sensualisht fustanin duke ekspozuar të pasmet, para se të futet në det. Fansat janë revoltuar nga kjo gjë duke u shprehur se  Queen  B nuk është niveli i Kim Kardashhian që vetëm zhvishet dhe nxjerr asetet. Epo nga fotot, duhet të pranojmë që diva Beyonce, ka një trup për tu admiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *