Diva e muzikës botërore Beyonce është gati të bëhet pjesë aktive e botës së sportit. Këngëtarja e famshme amerikane pritet të jetë pjesë e një grupi investitorësh të cilët do të blejnë aksionet e skuadrës amerikanë të NBA, Houstion Rockets.

 

Beoynce e martuar me një tjetër emer te madh të muzikës botërore si Jay Z, njihen si shumë e apasionuar  pas basketbollit dhe në mënyre te veçante NBA, teksa shumë shpesh se bashku me bashkëshortin e saj, shihen ne ndeshjet e mëdha të këtij kampionati.

 

36-vjecarja është në mënyre te veçante tifoze e zjarrtë e Houston Rockets, ekipit të qytetit të saj të lindjes e për rrjedhoje siç njoftoi rrjeti i famshëm televiziv amerikan Blomberg, Beyonce pitet të jetë pjesë e grupit të investitorëve që është gati të blejë për 2 miliard dollarë të gjitha aksionet e këtij ekipi nga presidenti historik Leslie Aleksander. Pavarësisht se Houston Rockets është në shitje, ambiciet për sezonin e ri të skuadrës së drejtuar nga Mike D’Antoni janë të mëdha aq më tepër që në merkato sapo është afruar Cris Paul, ndërsa ka rinovuar deri ne 2023 me shifra të çmendura prej 228 milion dollarësh, ylli i ekipit James Harden.

 

Beyonce dhe Jay Z llogariten si çiftet e show bizz më të pasurit në botë, teksa me përafërsi pasuria e tyre shkon afërsisht 800 milion deri ne 1 miliard dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *