Subscribe

Sot zyrtarisht Partia Demokratike humbi nje nga bastionet e saj me te forta, bashkinë e Kamzës. Ashtu si ne te gjitha bashkitë e tjera te djathta, këshilli i ri nuk u konstitua ne ambientet e bashkisë, por ne nje prej shkollave te Kamzës.

 

Ne mesdite ne shkollën “Ibrahim Rugova”, Rakip Suli beri betimin duke shënuar rastin e pare qe nje socialist drejton Kamzën.

 

Kryebashkiaku Suli premtoi ndryshime te thella ne Bashkinë e Kamzës, duke theksuar se punonjësit nuk do te preken per shkak te bindjeve partiake

 

Ndërkaq numri dy i socialisteve Taulant Balla iu kundërpërgjigj akuzave te PD per mbledhjen e këshillit te ri bashkiak.

 

Por edhe pse ceremonia e betimit te Rakip Sulit ne krye te bashkisë se Kamzës përfundoi, ai vete u drejtuar ne nje prej bareve te qytetit dhe jo zyrës se bashkisë.

 

Para ambienteve te bashkisë, mbështetës te Xhelal Mziut zhvilluan nje proteste me thirrje kundër qeverise e zgjedhjeve te 30 qershorit.

 

Edhe ne Kamez mazhoranca pritet te zbatoje te njëjtin skenar, do te prese largimin e punonjësve ne orën 16.00, e me pas do te hyje ne zyre kryetari i ri Rakip Suli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *