E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Betohet qeveria e re në Greqi, të gjithë kundërshtarë të ashpër të Tsipras

Këtë të martë qeveria e re e udhëhequr nga  Kyriakos Mitsotakis  në Greqi mori detyrën.

Në mesditë, në pallatin presidencial u zhvillua ceremonia e  inaugurimit të  kabinetit.

Kryeministri i ri zgjodhi emra me përvojë  ne qeverine e e re e cila  përbëhet nga 17 dikastere me një numër total 51 ministra dhe zëvendësministrave .

Mitsotakis ka pjesë të kabinetit të tij 21 anëtarë të cilët nuk janë deputetë.

Reklamë

Ministrat u publikuan një ditë më parë nga zëdhënësi i qeverisë ku spikasin emra të njohur të cilët kanë qenë zë I fuqishëm vitet e fundit në opozitë dhe kanë luajtur një rol të madh në kritikat kundër qeverisë së Aleksis Tsiprasit.

Pas dorëzimit të detyrës në sicilën ministri, të mërkurën  do të bëhet dhe mbledhja e parë e qeverisë.

Më shumë video

Reklamë