Subscribe

Pas betimit, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Ai ka ftuar të gjithë banorët e pjesës veriore të Mitrovicës që të takojnë politikanët e zgjedhur, në mënyrë të arrijnë bashkëpunimin.

 

ERDEN ATIÇ

KRYETAR I KOMUNES SE MITROVICES SE VERIUT

 

Unë si kryetar komune, me gjithë ekipin, do të punojmë për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim dhe pa diskriminim. Angazhimin më të madh kemi me bë për me normalizu këtë pjesë të komunës edhe i bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vinë të na takojnë dhe të na vizitojnë këtu dhe të bashkëpunojnë sam ë mirë për të mirën e qytetarëve

 

Pas betimit, reagoi menjëherë kryenegociatori i Serbisë për dialogun mes dy vendeve, Petar Petkoviç, i cili e quajti ceremoninë një pushtim dhe flamurin e Kosovës, një leckë.

 

PETAR PETKOVIÇ

KRYENEGOCIATOR I KOSOVËS

 

“Simboli i atij pushtimi dhe ajo leckë që e kanë ekspozuar në ndërtesën komunale të Mitrovicës…nuk do të jetë kurrë flamur për ne. Do të qëndrojë atje për aq kohë sa vetë pushtimi, dhe kjo do të thotë jo për shumë kohë. E keni të qartë se dikush që nuk ka legjitimitet nuk mund t’i përfaqësojë qytetarët e asaj komune siç ka thënë Atiç, kur ka deklaruar se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Cilët qytetarë, kur për të kanë votuar vetëm dy serbë?”

 

Edhe lista serbe kundërshtoi betimin e kryetarit të ri të Komunës.

Nënkryetari i saj i dha afat kryeministrit Kurti deri më 1 qershor, për të ndaluar atë që e quajti represion ndaj serbëve, përndryshe ai tha se përgjigjja e popullit serb me të gjitha mjetet do të vijë pas kësaj date.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *