E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Betohet kryebashkiaku i ri i Vaut të Dejës, Mark Babani

Këtë të premte është konstituuar këshilli bashkiak i Vaut të Dejës dhe është betuar kryebshkiaku Mark Babani, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Ceremonia është zhvilluar në një qendër shëndetësore pasi salla e këshillit në ambientet e bashkisë aktualisht po restaurohet. Këshilli bashkiak i Vaut të Dejës ka 31 anëtarë, ndërsa kryetar i këshillit u zgjodh Mark Bisha me vota unanime.

 

Ndërkohë të pranishëm në ceremoninë e betimit të Babanit kanë qenë deputeti Tom Doshi, koordinatori i qarkut politik të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe zv, ministër i Brendshëm Besfort Lamallari.

Më shumë video

Reklamë