Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i zgjedhur më 24 qershor do te betohet sot, duke nisur një sistem të ri kushtetues, i cili i jep  kompetenca më të zgjeruara. Më shumë se 3 mije të ftuar, mes te cilëve 22 krerë shtetesh, nënpresidentë e politikanë nga vende të ndryshme te botes, pritet të marrin pjesë ne ceremoni. Betimi shënon zyrtarisht kalimin në sistemin e ri presidencial, në përputhje me ndryshimet kushtetuese të miratuara me referendum në prill 2017. Tashme, i gjithë pushteti ekzekutiv i kalon presidentit, prandaj Erdogan do të emërojë dhe kabinetin qeveritar. Ndërkohe, një monedhë lire turke është prodhuar posaçërisht për këtë rast. Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale me mbi 26 milionë vota dhe më parë ka deklaruar se kabineti i tij, do të përfshije edhe ministra që nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *