Subscribe

Sistemit të drejtësisë pritet t’i shtohen edhe 40 magjistratë të rinj.

 

Gjyqtarët e prokurorët që u betuan sot përballë qeverisë së gjyqësorit pritet ta furnizojnë sistemin me afro gjysmën e magjistratëvë që i duhen.

 

Kjo u pranua për Vizion Plus nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

 

NAUREDA  LLAGAMI


KRYETARE E KLGJ

 

120 magjistratë kanë përmbushur vakancat. Kemi hapur vakancat, kemi gati 50-60 % të strukturave apo të organikave të plotësuara.

 

Llagami thotë se magjistratët do t’u bashkohen shkallëve të para të gjyqësorit.

 

NAUREDA  LLAGAMI


KRYETARE E KLGJ

 

Magjistratët emërohen gjithmonë në shkallën e parë, ne kemi bërë një projeksion për rritje të kuotës së magjistratëve. Aktualisht ne kemi në sistem jo më shumë se 230 gjyqtarë dhe me 40 magjistratët e rinj që ne do të përfshijmë në sistem, shkon në 270. Ndërkohë, numri total që duhet të ketë sistemi është 408.

 

Edhe pse sistemi ka mungesa të mëdha për shkak të largimeve të shumta nga  vetingu, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë kohën e tij për të bërë emërimin e magjistratëve, kështu, grupi i tretë i magjistratëve që bënë betimin në qershor, u emëruan vetëm dy ditë më parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *